Vera është stina e kujtimeve më të bukura: udhëtime, perëndime dielli, aventura në bregdet dhe net me miqtë nën dritën e yjeve. Me Galaxy S25 Ultra, çdo moment i pushimeve shndërrohet në një imazh të përsosur, falë teknologjisë më të avancuar të kamerës që Samsung ka sjellë ndonjëherë në një smartphone. Ky është telefoni që nuk të zhgënjen kurrë, qoftë në ndriçim të fortë, hije apo dritë të ulët.

Me një kamerë të pasme 200MP dhe një sensor të ri ultra të gjerë prej 50MP, Galaxy S25 Ultra kap çdo detaj me qartësi kristalore dhe ngjyra të pasura. Panorama e detit në mesditë, një shëtitje në një qytet historik apo një darkë romantike në muzg, të gjitha duken profesionale, pa nevojë për pajisje të jashtme. Falë përmirësimeve të thella në “ProVisual Engine”, algoritmi inteligjent analizon çdo skenë në kohë reale dhe optimizon cilësimet për të nxjerrë më të mirën nga çdo pamje.

Nëse jeni adhurues të natës, Galaxy S25 Ultra ju fton të shkrepni foto me ndriçim të ulët si kurrë më parë. Me ndihmën e procesorit të fuqishëm Snapdragon 8 Elite për Galaxy dhe analizës së lëvizjes dhe kohës në skenë, turbullirat në imazh reduktohen ndjeshëm, duke ofruar pamje të pastra dhe të mprehta edhe në mbrëmjet më të errëta. Shihni yjet? Me këtë telefon, edhe ato mund të jenë subjekt i fotografisë suaj perfekte.

Videoja gjithashtu ka përjetuar një evolucion të vërtetë. Me 10-bit HDR si standard, Galaxy S25 Ultra regjistron ngjyra katër herë më të pasura krahasuar me 8-bit. Videot e pushimeve tuaja nuk do të jenë më të zakonshme, ato do të marrin pamje kinematografike. Edhe tingujt janë nën kontrollin tuaj: me funksionin Audio Eraser, mund të eliminoni zhurmën e padëshiruar si era ose zhurma e turmës dhe të mbani vetëm atë që ka rëndësi – zërin tuaj, të dashurit tuaj, apo muzikën në sfond.

Whatsapp Image 2025 05 30 At 13.17.28
Whatsapp Image 2025 05 30 At 13.17.28

Për ata që duan më shumë kontroll, Expert RAW dhe veçoria Virtual Aperture ju lejojnë të luani me thellësinë e fushës dhe ndriçimin si një fotograf profesionist. Dhe kur dëshironi të bëni një ndryshim të shpejtë, Drawing Assist ju ndihmon të personalizoni fotot tuaja me skica dhe shënime kreative, duke i bërë ato të paharrueshme.

Qoftë për të dokumentuar çdo moment të aventurës tuaj verore apo për të ndarë çaste të veçanta me ndjekësit tuaj në rrjete sociale, Galaxy S25 Ultra është mjeti ideal. Me një kamerë që kupton skenën, ndriçimin dhe subjektin, çdo klik është një kujtim i ruajtur në mënyrën më të bukur të mundshme. Këtë verë, mos u kënaqni me foto të zakonshme. Bëni çdo imazh të përkryer me Galaxy S25 Ultra.

Whatsapp Image 2025 05 30 At 13.17.29
Whatsapp Image 2025 05 30 At 13.17.29

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb