Pas tragjedisë së tmerrshme në portin e Bejrutit, FMN i bëri thirrje sot Libanit të zhbllokojë reformat e kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare.

“FMN po eksploron të gjitha rrugët e mundshme për të mbështetur popullin libanez”, tha në një deklaratë kreu menaxhues i FMN-së, Kristalina Georgieva.

“Është thelbësore të dalim nga bllokimi i diskutimeve për reformat thelbësore dhe të vendoset një program domethënës për të rirregulluar ekonominë”, vazhdoi ajo.

Në krizë, Libani nisi në mesin e majit negociatat me FMN-në për të marrë ndihmë financiare, një proces që u bllokua rreth tre muaj më vonë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb