Prapaskenë e nxehtë për Belen Rodriguez, që në Instagram poston një foto provokuese.
Showgirli argjentinas po provon një fustan nuseje në Atelier Vanitas dhe në një moment mbetet pa sytjena, duke u shfaqur topless dhe duke e postuar më pas foton në rrjetet sociale.
Fotoja bardhë e zi me fustanin e bardhë dhe topless ka çuar në delir fansat e shumtë.
Belen ndodhet në Napoli për një set fotografik për brandin e njohur Vanitas. Me të janë Stefano De Martino dhe i vogli Santiago, me të cilët ajo pozon me të bardha, duke u shfaqur më sensuale se kurrë.
(da.xha/BalkanWeb)
