BRUKSEL

Belgjika është ndër shtetet, që ka një numër të konsiderueshëm të personave të prekur nga koronavirusi.

Kështu, numri i personave të infektuar me Covid-19 në shtetin belg ka shkuar në 525 012 njerëz.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus në Belgjikë, 4 619 persona.

Numri i të vdekurve për shkak të Covid-19 në total në Belgjikë ka shkuar 14 106 njerëz.

Kurse, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi për shkak të virusit, 215 individë.

Koronavirusi vazhdon që të jetë mjaft i përhapur në të gjithë botën.

Numri i të infektuarve në mbarë globin, për shkak të virusit ka shkuar në 53 907 814 njerëz.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar deri tani në rang global, në 1 312 204 persona.

Shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi është SHBA, pasuar nga India, Brazili, Franca, Rusia etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb