Qytetarë nga bashkitë që preken nga propozimi për reformën territoriale janë mbledhur para Kuvendit, duke kundërshtuar bashkimin e njësive vendore.

Gjatë protestës, qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje në mbështetje të ruajtjes së bashkive.

“Belshi, jo lagje e Elbasanit!” dhe “Divjaka bashki!” janë disa nga thirrjet e protestuesve, ndërsa një tjetër slogan i dëgjuar gjatë protestës ka qenë: “Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve.”

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Kuvendit, ndërsa në zonën përreth janë vendosur barriera metalike dhe forca të shumta policie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb