TIRANE – Të hidhni në kosh farën e avokados do të thotë të hidhni poshtë një mundësi për të përfituar vlera të mëdha shëndetësore prej saj. Farat e avokados janë të shkëlqyera kundër artritit, falë vetive të tyre antiinflamatore. Duke qenë një agjent antiinflamator, fara e avokados ndihmon gjithashtu në reduktimin e inflamacionit të traktit intestinal. Ajo gjithashtu është përdorur për trajtimin e diarresë dhe problemet e stomakut.

Sipas një studimi të fundit, farat e avokados mund të tendosin dhe rigjenerojnë lëkurën për shkak të kolagjenit që gjendet në to. Farat e avokados djegin lehtësisht yndyrnat dhe do t’ju bëjnë që të ndiheni të ngopur pas një vakti. Ato i sigurojnë trupit tuaj energji dhe e përgatisin atë për sfidat që e presin gjatë ditës.

Konsumoni farat e avokados në një sallatë, përgatisni një çaj prej tyre, ose shtojini në drithëra. Farat e avokados mund të parandalojnë kancerin falë flavonoleve që përmbajnë. Por, disa njerëz kanë reaksione alergjike nga avokadot.

Ka dy forma kryesore të alergjisë: ata që kanë alergji nga poleni i pemës dhe shfaqin simptoma lokale në gojë dhe në fyt pas ngrënies së avokados. E dyta, e njohur si sindromi latex fruta, është i lidhur me një alergji latex, dhe simptomat përfshijnë një urtikarie të përgjithshme, dhimbje barku, të vjella, dhe ndonjëherë mund të jetë kërcënuese për jetën.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: