Në një intervistë për “The Guardian”, ish-kreu i delegacionit të Italisë, Buffon ka folur për dështimin e axurrëve, me këta të fundit që nuk ia dolën që të kualifikohen për në Botëror.
“Është një faqe e dhimbshme për futbollin italian dhe për mua. Nëse do të më pyesnin 12 vjet më pare, do të përgjigjesha se do të ishte më e lehtë të shihja 1000 alienë përreth meje se Italinë jashtë Kupës së Botës tri herë radhazi. Por ky është realiteti. Cilat janë arsyet e rënies së futbollit italian? Do të thosha se tre janë kryesoret: e para është globalizimi, që i ka lejuar të gjitha skuadrat të jenë kompetitive, pastaj niveli i mesëm është shtuar dukshëm.
“Duhet të ndryshojmë. Nëse e analizojmë situatën me qartësi, kemi potencialin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Por, nëse e mohon problemin, ai problem do të mbetet gjithmonë”.
Përveç kësaj, deri 15 vjet më parë, kur fitonim ishim taktikisht superiorë ndaj kundërshtarëve tanë. Dhe së treti, kemi lojtarë fantastikë, por ajo që mungon është talenti i vërtetë kreativ, si ai i Baggio, Del Piero apo Totti, të cilët në atë kohë na ndihmonin të fitonim”.
