TIRANË

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se ndryshe nga opozita, ai personalisht ka dëshmuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë.

Ai i kërkoi opozitës të tregohet e hapur dhe të bashkëpunojnë me organin e akuzës, ndërsa solli në vëmendje se ai vetë personalisht, ka fituar 12 gjyqe.  Veliaj i ftoi qytetarët të dalin në zgjedhje këtë të diel.

“Unë në dallim nga ata, shkoj në prokurori, unë i kam fituar gjyqet. Ju them: bëni atë që bën Lali. Kush ka diçka për të thënë në prokurori. Kam vajtur 12 herë dhe kam fituar po 12 herë. Unë jam rehat për një gjë: në këtë vend merret çdo gjë vesh.

Unë shoh News 24 dhe e kam të ndezur në zyrë. Këta i kanë zgjidh hallet, kanë shpi në Holandë, Austri dhe Angli.  Kjo fushata e shpifjeve ka vetëm një të mirë, sepse kemi shtuar kompjuterët në shkollat. Në 30 qershor qytetarët të shkojnë në votime, pa dallim. Me 30 qershor nuk do të preket asnjë fije floku.  Janë zgjedhje për pastrim, janë zgjedhje për çerdhe dhe kopshte”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb