Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se është autor i vjedhjes së disa biçikletave.

Në kuadër të operacionit të koduar “Çiklisti” në pranga ra shtetasi me inicialet M. M., banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

I riu akuzohet për 21 vjedhje të biçikletave të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

AKUZAT
Ky shtetas, më datë 04.06.2020, në lagjen nr. 1, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D. dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë në lagjen nr. 17, Durrës.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit në Durrës, konkretisht:
Gjatë muajit shkurt 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve E. L dhe E. V.;
Gjatë muajit mars 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit I. B.;
Gjatë muajit prill 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve D. Sh., M. Sh., R. S., S. H., H. C. dhe Z. A.;
Gjatë muajit maj 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve A. G., J. B, B. D., O. Gj., B. N., G. K., I. Xh., V. K., M. Xh., L. D., P. K.; Më datë 03.06.2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit D. Q.;
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: