Karim Benzema luajti 90 minuta në barazimin pa gola të Al-Ittihad ndaj Al Taawon, takim ky i vlefshëm për elitën arabe. Sulmuesi francez e ka pranuar se nuk është më në formën e dikurshme, teksa deklaroi se i duhet ndihmë nga skuadra, për të arritur te goli. Sa i takon të ardhmes, Benzema la gjithçka të hapur.

“Nuk janë të njëjtët numra si vitin e kaluar, sepse nuk është i njëjti klub dhe nuk janë të njëjtët lojtarë. Kam nevojë për ndihmë në fushë, nuk mund të fitoj i vetëm”.

E ardhmja- “Do të shohim se çfarë do të ndodhë, ka shumë gjëra të reja. Tani synimi im është të bëj mirë këtu” – Tha ai.

E pabesueshme, por Karim Benzema nuk shënon në kampionat prej 30 nëntorit të vitit të kaluar, në përballjen e fituar 4-2 ndaj ish-skuadrës së Cikalleshit,  Al-Khaleej.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb