E ardhmja e Andriy Lunin është një nga temat e nxehta në Real Madrid. Ukrainasi ka pak më shumë se një vit nga kontrata e tij, por paraqitjet e tij të fundit kanë bindur drejtuesit e Los Blancos të fillojnë negociatat për një rinovim. Pasi mposhti konkurrencën e të gjithëve, portieri performoi mirë edhe në ndeshjet e mëdha kundër Manchester Cityt dhe Bayern Munichut, por me siguri do të rikthehet në stol kur Thibaut Courtois të rikthehet nga dëmtimi.

Sipas asaj që raportohet nga The Athletic, pas shumë spekulimeve në javët e fundit, nënshkrimi i një marrëveshjeje deri në vitin 2028 është afër. E vetmja gjë që mungon është zyrtarizimi, me “gardianin” Lunin që ka pranuar kështu rolin e alternativës luksoze te  Merengues.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb