Karim Benzema ishte një nga mungesat e mëdha të Francës dhe të këtij Botërori. Dëmtimi la jashtë sulmuesin e Real Madrid, por gjithsesi, “Gjelat” bënë gjithçka mirë, duke shkuar tashmë deri në gjysmëfinale. Benzema ka dërguar një mesazh për shokët e skuadrës, ku u jep kurajo për 2 ndeshjet e mbetura.

“Forca djema, dy ndeshje të tjera dhe ne jemi aty. Unë ju ndjek gjithmonë, shkojmë” – Tha ai. Francezët gjejnë Marokun në gjysmëfinale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: