DIVJAKË- Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, inspektoi punimet në qendrën e re shëndetësore të Divjakës, i shoqëruar edhe nga deputeti i zonës, Erion Braçe dhe kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.

Qendra shëndetësore e Divjakës, e cila po ndërtohet me fondet e Qeverise shqiptare, do të shërbejë për 55 mijë banorët e kësaj Bashkie. Sipas ministrit Beqaj, kjo qendër e re do të mundësojë shërbim mjekësor për Bashkinë e Divjakës, duke shkurtuar distancat për qytetarët. “Qeveria shqiptare do të përmirësojë ndjeshëm shërbimin Parësor si edhe do të kthejë fokusin te mjeku i familjes”, tha Beqaj.

Edhe deputeti Braçe dhe kryetari i Bashkisë Divjakë, Kokoneshi  u shprehën se ky investim do të sjellë shërbimin shëndetësor më afër banorëve të Divjakës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: