BERAT – Dy kishat që kanë nisur të restaurohen janë: Kisha e Vangjelizmoit dhe Kisha e Shën Triadhës në lagjen “Kala”. Kisha e Vangjelizmoit është një monument kulture i kategorisë së dytë dhe i përket shekullit të XVIII-të,ndërkohë që Kisha e Shën Triadhës është një monument kulture i kategorisë së parë . Catia e saj prej vitesh ishte rrëzuar, duke rrezikuar dëmtimin e veprave të artit. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Berat,Eugen Kallfani,pohon se ka filluar me intensitet puna për rikonstruksionin e këtyre dy kishave, me vlera të papërsëritshme.
(er.cu/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb