Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos është rrahur për vdekje, pasi kishte marrë pjesë në një emision radiofonik ku bëri thirrje për zbatimin e masave parandaluese kundër epidemisë së Ebolës.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në Butembo, në provincën e Kivusë së Veriut. Viktima është Marie-Celestine Carontois, president në detyrë i komitetit ekzekutiv federal të partisë UDPS në Butembo.

Sipas raportimeve, Carontois u sulmua nga banorë të zonës pas daljes së tij në radio, ku kishte folur për nevojën e marrjes së masave për të frenuar përhapjen e virusit.

Autorët i morën sendet personale dhe më pas i vunë flakën banesës. Zyrtari pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë pak më vonë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb