Margaret Keenan, britanikja 90-vjeçe që është personi i parë në botë që mori vaksinën e Pfizer kundër coronavirusit, ka thënë se po ndihet mirë paso që sot është liruar nga spitali, shkruan Reuters.

Keenan pasi që kishte marrë vaksinën, për një kohë të shkurtër është mbajtur në spital për shkak të kontrolleve në zemër, transmeton Telegrafi.

Ajo ka theksuar se në ditën kur është vaksinuar ka qenë shumë e rëndësishme për të, ashtu edhe për të gjithë njerëzit e tjerë në botë – duke bërë apel qytetarëve që të lajmërohen për vaksinim kundër COVID-19.

“Po ndihem shumë dhe më vjen mirë që po shkoj në shtëpi, që të kalojë një jetë të mirë dhe të shëndetshme me familjen”, ka shtuar Keenan.

Ajo ka lindur në Irlandën e Veriut dhe ka marrë vaksinën e Pfizer kundër coronavirusit në një spital lokal në pjesën qendrorë të Anglisë, vetëm një ditë para ditëlindjes së saj të 91-të.

Britania e Madhe është shteti i parë perëndimor që ka filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinën e Pfizer kundër COVID-19, që konsiderohet si një nga vendet që është goditur më së shumti nga pandemia, me më shumë se 61 mijë të vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb