TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë një mesazh ‘live’ në “Open” në News24 pas ftesës që iu bëri shqiptaro-amerikanëve që në zgjedhjet e nëntorit të mos votojnë kandidatët e mbështetur nga George Soros.

Berisha përsëriti dhe njëherë ftesën e tij, që erdhi pas deklaratave të Gabriel Escobar për të.

“Natyrisht shqiptarët do flasin. Mora një mesazh nga diaspora: përshëndetje doktor, po ju ndjekim me interes në emisionin Open, ju bëj dije se askush nuk është këtu me Soros. E dimë me kë bashkëpunon dhe lobimin që ka, të përshëndesim nga New York”, lexoi mesazhin Berisha.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: