TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha deklaron me shifra se mbi 250 mijë shqiptarë jetojnë sot në Shqipëri në varfëri ekstreme në një kohë kur numri i tyre ishte vetëm 30 mijë në një studim të mëparshëm të Bankës Botërore, që përkon me kohën e qeverisjes së tij.

Banka Botërore konsideron si në varfëri ekstreme, personat që jetojnë me më pak se 1.25 dollarë në ditë dhe sipas Berishës, të dhënat e fundit për varfërinë ekstreme faktojnë ajo ka arritur në 8.2% nga 1.3% që ishte në studimin e fundit, pra është rritur 6.2 herë.

Sipas këtyre të dhënave, sot në Shqipëri mbi 250 mijë vetë jetojnë në varfëri ekstreme, pra në mjerim, nga vetëm 30 mijë që ishin në studimin më të fundit. Të gjitha këto janë rezultat direkt i politikave antibiznes të analfabetit në ekonomi, piktorit dështak Edi Rama, rezultat i rritjes së madhe të taksave, bllokimit të ndërtimit në mbarë vendin,, anullimit të paligjshëm të qindra konçesioneve dhe kontratave. Por në këtë rritje të frikshme të mjerimit tek ne, – theksoi ish-Kryeministri, – një vend me peshë zënë dhe ulja e madhe dhe me shpejtësi e ndihmës nga emigrantët për familjet e tyre dhe rritja absurde e taksave.”

Berisha ka reaguar sot edhe për protestën e qytetarëve shkodranë. Lexo: “Shembjen e shtëpive s’jua kërkon UEFA, por mafia për pallate”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb