I ftuar në studion e “News24”, Klevis Balliu foli për vizitën e kreut të PD Sali Berisha në SHBA, protestën si edhe zhvillimet aktuale në vend.

Pjesë e delegacion që do të shkojë në SHBA për të shoqëruar kreun e PD Sali Berisha do të jetë edhe vetë Klevis Balliu.

Gjatë intervistës, Balliu tha se ishte një padrejtësi që iu bë kreu të PD Sali Berisha, ndërsa e cilësoi një fitore jo vetëm për Berishëm , por për të gjithë shoqërinë, pasi me vendimin non grata u godit pluralizmi në Shqipëri.

Vizita e Berishës vërteton pastërtinë e tij në aksionin opozitar dhe betejën për Shqipërinë.

“E vërteta në fund gjeti dritën, ishte padrejtësi që iu bë pluralizmit në Shqipëri goditja që iu bë opozitës nëpërmjet goditjes së shtyllës kryesore dhe zërit më të fortë denoncues që ishte Sali Berisha, për të bërë pis luftën e tij kundër të keqes dhe të majtës ekstreme. Ishte e majta ekstreme që financonte lobime të shëmtuara për t’i dhënë një goditje të fortë pluralizmit të vendit nëpërmjet goditjes së Berishës. Në këtë aspekt është fitore jo vetëm e Berishës, por për të gjithë shoqërinë”, tha ai.

I pyetur lidhur me thirrjet e protestës “Berisha në burg”, theksoi se sipas tij në protesta ka rryma të ndryshme, megjithatë nënvizoi se sipas “janë 20 veta që bëjnë thirrje të tilla dhe se këto nuk përfaqësojnë gjithë shqiptarët.

“Nuk është korrekte të nxjerrësh 20 veta që thonë Berisha në burg dhe të thuash shqiptarët nuk e duan. Tek ajo protestë janë 20 veta që e bëjnë këtë thirrje, pjesa tjetër e kanë me qeverinë. Në atë protesta ka shumë rryma. Ka edhe rryma që nuk e duan PD, pa parti të vogla që godasin PD për të përfituar për lojën e vet, por nuk mund të thuhet gjithë shqiptarët sepse nuk mund të flasin 20 veta për të gjithë shqiptare”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb