TIRANË

Kreu i PD-së Sali Berisha e cilëson historik samitin e NATO-s në Madrid. Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës dhe se anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.

Sipas tij, ai e bën gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurt se kurrë nga rreziku rus dhe çdo rrezik tjetër

“Samit Historik!
Të dashur miq, sot liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut mblidhen në një Samit vërtetë historik për këtë Aleancë.
Në këtë Samit, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë, Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.

Ai e bën gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurt se kurrë nga rreziku rus dhe çdo rrezik tjetër. Duke i uruar suksese Samitit dhe këtyre dy vendeve si dhe Aleancës për këtë vendim historik, le të urojmë gjithashtu të dashur miq që NATO, Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e lirisë të të gjitha kohërave, nën udhëheqjen e SHBA-ve të shndërrohet në Aleancë globale të vendeve të lira për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë në botë!”, shkruan Berisha.

Berisha Fb
Berisha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb