Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shihen dëmet e tmerrshme që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Berishës, bëhet fjalë për rastin e Fatmir Likmetajt, nga fshati Fushë Shesh i Ishmit, të cilit i është shembur banesa dhe tashmë është i detyruar që të jetojë në bunker. Në videon në fjalë dëgjohet Likmetajt teksa tregon se tërmeti i ka shkatërruar banesën, ndërsa apelon për ndihmë.

“Fatmir Likmetaj, Fushe Shesh, Ishem jeton ne bunker, kerkon ndihme! Sb”, shkruan Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: