TIRANE – Ish-kryeministri Berisha vijon të publikojë në faqen e tij në “Facebook” denoncime që sipas tij, i dërgojnë qytetarët. Berisha ka publikuar sot një denoncim, i cili ngre dyshime për kontrabandë cigaresh në Portin e Durrësit, ndërsa akuzon ministrin Tahiri se po mbron kontrabandistët e duhanit.

Qytetari dixhital denoncon:
-kontrabandën e cigareve në portin e Durrësit,
-ndërhyrjen e Tahirit për lirimin e kontrabandistit të partisë.
-Ai njofton se skafo ministri Tahiri në Durrës mban tek Ron Shqopa skafin e tij të trafiqeve dhe se drejtori i kufirit Budini bën kontrabandën e naftës me bote gjithë natën! sb
“z.Sali Berisha të lutem po të informojmë për diçka të pazakontë, po të duash mos e nxirr emrin tim se këto të vrasin, të zhdukin janë çnjerëzor, dje në portin e Durrësit SHIK-u bashkë me krimin ekonomik kane kapur një shofer që fut dhe nxjerr trajlerët në traget me 20 steka cigare që janë kontrabande po qe dhe ai hallexhi nga halli e bënte po po të kishte qene ndanjë tjetër do përfundonte në burg, këtë djalë krimi ekonomik e shoqëroj ne komisariat, po ju e dini kush është drejtor në Durrës, shefi i hashashit të Gjirokastrës, ky Timi shoferi ishte kushëri i drejtorit injorant të kavalishenses në Durrës, Ron Shqopa një drogagji dhe pa shkollë por miku i Vangjush Dakos dhe meqë Tahiri lë skafin te kavalishensa dhe miku i injorantit drejtor drogaxhiut dhe ky drejtor shqopa mer Tahirin dhe për dy sekonda Tahiri e liron, po të ishte ndonjë tjetër do bënte burg, të lutem mos na nxirr emrin se Shullazat të zhdukin jemi familjare,të përshëndes.
Dhe ta dish që Ron Shqopa drejtor kufiri ka venë Boke Budinin një hajdut që gjithë natën bote me nafte nxjerr dhe e dini si është vënë ky Ron Shqopa lunte bixhoz te Bokja dhe kishte hyre ne borxh 20 mijë euro meqë s’kishte lek ndërhyn te zoti ministër Tahiri dhe i thotë që beje drejtor kufiri se është hajdut i mirë dhe kështu bëjnë ç’të duan kapin, lirojnë kë të duan”- shkruan Berisha në “Facebook”.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: