TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha publikon në rrjetin social “Facebook” disa pamje satelitore, që sipas tij zbulojnë lidhjet e qeverisë me drogën.

Sipas Berishës, “sateliti ka zbuluar tre ara me kanabis në Verblovë, për të cilat policia është në dijeni por nuk guxon tu afrohet”.

“Të dhëna satelitore për lidhjet e qeverisë me drogën!
Të dashur miq, sateliti zbulon dhe tre ara me kanabis në Verblovë, Vlorë, të Sajmir Shullazit dhe klanit të tij. Vetëm njëra prej tyre ka 1 000 mijë rrënjë kanabis. Policia e Vlorës ka dijeni të plotë për to, por as që guxon t’ju afrohet pasi është pronë ministrore, por sateliti po i ndjek!”- shkruan Berisha.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb