Ish-kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë, ku ndodhet në arrest shtëpie, foli përpara simpantizantëve të tij.

Në mesin e atyre që mbështesnin Berishën ishte edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Berisha tha se të martën në orën 16:30 minuta do të ketë një tjetër protestë tek Bashkia e Tiranës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një javë më përpara, RAI3 i bëri biografinë Noriegës së Ballkanit dhe Europës.

Mbrëmë, radiotelevizioni më i madh i mbretërisë së Belgjikës ia nxori emrin të lidhur me larjen e parave dhe trafikantë droge.

Në gjykatat amerikane është dënuar McGonigal se e korruptoi me 220 mijë dollarë.

Çfarë presim ne? Sulm, betejë, betejë dhe sulm!

E marta është larg. Po vjen.

Të gjithë të martën në ora 16:30 te bashkia, shtëpia e parë e Tiranës, shtëpia e qytetarëve, ta pastrojmë nga hajnat dhe fundërrinat.

Ndaj dhe e shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë një thirrje çdo politikani që e ndjen veten opozitar.

Çdo aktivisti, çdo anëtari të shoqërisë civile, çdo intelektuali, bashkohuni në këtë betejë për jetë ose vdekje të demokracisë.

Në këtë betejë që do e fitojmë.

Në këtë betejë që ecim të sigurt drejt fitores.

Të gjithë në betejë.

Edhe njëherë, të mos harrojmë aktin e Bodinakut.

Të mos harrojmë aktin e atyre qindra e mijëra burrave që dolën para skuadrave të pushkatimit, që morën rrugët e burgjeve dhe kampeve për t’i thënë të vërtetës, të vërtetë. Për të mbrojtur kauzën e tyre, për të mbrojtur idealet e tyre.

Fitorja na pret, fitorja është në duart tona.

Të marrin fatin në duart tona.

Betejë pa kthim.

Mosbindje civile.

Fitore, fitore, fitore!

Fitorja na pret, përpara të gjithë.

Fitorja na pret!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: