Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova ka falënderuar Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për urimin që ky i fundit i shprehu pas fitores.

Davkova ka shprehur falënderimin e saj ndaj Metës në gjuhën shqipe në rrjetin social “X”, duke vlerësuar përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ajo shtoi se pret që me të njëjtin entuziazëm të vijojë udhëtimi i dy vendeve drejt integrimit të plotë evropian.

“I nderuar President Meta,
Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare.
Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian”, shkroi ajo në “X”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb