Gjykata më e lartë gjermane urdhëroi sot “Facebook”-un që të ndalojë mbledhjen e të dhënave në mënyrë automatike dhe pa marrëveshje specifike të individëve në aplikacionet e saj, si Whatsapp ose Instagram, duke i shkaktuar një pengesë serioze gjigantit amerikan të teknologjisë.

 

“Nuk ka dyshim për pozicionin mbizotërues të “Facebook”-ut në tregun e medieve sociale, si edhe të përdorimit të këtij pozicioni mbizotërues”, argumentoi Gjykata federale gjermane në justifikim të gjykimit të saj.

Vendimi i gjykatës konfirmon një vendim të Autoritetit të Konkurrencë Kombëtare kundër gjigantit amerikan të internetit vitin e kaluar.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb