BERLIN-Gjermania do të rikthejë shqyrtimin individual të kërkesave për azil duke përfshirë këtu sirianët, me qëllim për të verifikuar rast për rast origjinën dhe situatën e kandidatëve për azil, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere.

“Është e rëndësishme që ne t’i rikthehemi trajtimit individual të të gjithë refugjatëve dhe azikërkuesve, kushdo qoftë vendi i tyre i origjinës duke përfshirë këtu dhe sirianët”, deklaroi Maiziere në përfundim të një takimi me ministrat e Brendshëm të 16 landeve.

Shqyrtimi rast për rast i kërkesave ishte pezulluar në fund të vitit të kaluar, ndërkohë që fluksi i imigrantëve drejt Gjermanisë u intensifikua duke përfituar nga një procedurë e dhënies së azilit për sirianët me plotësimin e një formular të thjeshtë.

“Zyrtarisht, Gjermania do të presë në vitin 2015, 800 000 imigrantë, po kjo shifër është tejkaluar tashmë dukshëm që prej muajit nëntor”, theksoi Maiziere, i cili do të njoftojë të hënën numrin total të hyrjeve në vend.
“Një masë e tillë do të mundësojë riforcimin e sigurisë për të identifikuar dhe ndaluar abuzuesit”, shtoi ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: