Bernard Berisha tashmë mund të konsiderohet si lojtari më i ri i skudrës ruse Terek Grozni. Për kartonin e mesfushorit shqiptar, ekipi çeçen ka paguar plot 2.5 mln euro te skuadra e Anzhit. Një shifër e majme kjo, por më speciale është paga e mesfushorit. Berisha do të përfitojë rreth 80 mijë euro në muaj, ose afro 1 mln euro në një sezon. Padyshim një shifër mjaft e madhe kjo për një lojtar që është zbuluar në Superligën shqiptare. Berisha tani do jetë shok skuadre edhe me dy lojtarët e tjerë shqiptarë që luajnë me Terekun, Balaj dhe Roshi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb