Të paktën 31 persona humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën pasi një autobus ra  nga një shkëmb në  rajonin verior të Amharës në Etiopi të hënën në mëngjes.

Sipas Departamentit të Policisë së Qytetit Kombolcha, autobusi ishte i mbushur me pasagjerë dhe po udhëtonte nga Desi për në kryeqytet, Addis Ababa, kur doli nga rruga.

Ekipet e ndihmës së shpejtë u vonuan në mbërritjen në vendngjarje, gjë që rezultoi në mosarritjen e disa personave të lënduar. Zonës i mungon infrastruktura bazë dhe ambulancat, duke i detyruar pasagjerët të transportohen me automjete publike.

Rruga ku ndodhi aksidenti tragjik është e vështirë dhe në përgjithësi konsiderohet e rrezikshme. Shkaqet dhe rrethanat e incidentit janë duke u hetuar.

Bgbgbhgb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb