TIRANË- Besim Ndregjoni, aktivisti i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Sekretar i Përgjithshëm i të Burgosurve dhe të Përndjekurve politikë të Shqipërisë është nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” i Qarkut të Tiranës.

Në fjalën e tij, Kreu i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Tahsim Meta e ka cilësuar Ndregjonin si një aktivist të palodhur.

Ndregjoni ka lindur më 16.02.1953, në Dibër dhe aktualisht banon në Rr.”Irfan Tomini” ne Tiranë. Eshtë i martuar dhe baba i 4 fëmijëve. Në vitin 1984 mbaroishkollën e mesme pa shkëputje nga puna. Lejohet mbas 12 vitesh të arsimohet si i deklasuar nga regjimi. Në vitin 1992 studion në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe në vitin 2007 – 2010 kryen në Universitetin Jopublik “Kristal”, studimet për Mastër, si Jurist. Në lidhje me aktivitetin e tij të mëtejshëm flasin dekoratat dhe medaljet e dhëna nga drejtuesit më të lartë të politikës shqiptare, si edhe vlerësimet e shumta në shkallë ndërkombëtare.

Z. Besim Ndregjoni vjen nga një familje fisnike, e shquar në kontributet për shërbimet në drejtim të shoqërisë dhe kombit. Si familje fisnike u persekutua nga regjimi komunist. Ai regjim i pushkatoi tre pjesëtarë të familjes, ndërsa dy të tjerë i mbyti në hetuesi. Babain e tij, Imer Ndregjoni e dënoi me 17 vjet burg politik dhe persekutimi vazhdoi edhe jashtë familjes ku nga torturat i çmenden në hetuesi kunatin (1982). Gjatë Luftës së Dytë Botërore babai i tij luftoi me armë në dorë së bashku me Abaz Kupin kundra fashizmit në prill të vitit 1939. Ai ishte një nacionalist, antikomunist dhe humanist, i cili gjatë periudhës 1943-1945 shpëtoi një familje hebrejsh nga genocidi nazist.

Me ardhjen e sistemit pluralist për kontributet e dhëna në shërbim të kombit, babai i tij` është shpallur “Qytetar Nderi i Dibrës” (2003). Presidenti i Republikës Alfred Mosiu e ka dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” si luftëtar antifashist dhe antikomunist (2004). Këshilli Bashkiak i Tiranës me rastin e 60 vjetorit të genocidit nazist mbi Hebrejtë, ka emërtuar një Rrugë në Tiranë “Rruga Imer Ndregjoni” me motivacionin për shpëtimin që u bëri hebrejve gjatë okupacionit nazist.

Gjate viteve te pluralizmit, Zoti Besim Ndregjoni ka dhënë një kontribut të çmuar për dokumentimin, publikimin dhe memorien historike të krimeve të komunizmit. Ai njihet si mbrojtjës i zjarrtë i kauzës së të përndjekurve politikë, duke qenë një oponent i vazhdueshëm ndaj pushtetit politik për integrimin dhe rehabilitim e pasojave dhe traumave të kësaj pjese të shoqërisë shqiptare.
(ma.ar/BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: