Spitali amerikan vazhdon partneritetin me ambasadën britanike në Shqipëri edhe për tri vitet e ardhshme.

Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Spitali Amerikan vlerëson bashkëpunimin  dhe mbështetjen e dhënë për Chevening Scholarship.

Ky bashkëpunim ka kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Reagimi i plotë:

Jemi krenarë të vazhdojmë partneritetin tonë me Ambasadën Britanike në Shqipëri, duke mbështetur Chevening Scholarship edhe për 3 vitet e ardhshme.

Gjatë viteve të fundit, ky bashkëpunim ka kontribuar në formimin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sot janë profesionistë të suksesshëm dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Ne besojmë fuqishëm në edukimin, mundësitë dhe investimin tek brezat e rinj.

Faleminderit për besimin dhe partneritetin e vazhdueshëm. Presim me entuziazëm kapitullin e radhës të këtij bashkëpunimi.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb