Gara për “Topin e Artë” po hyn në fazën e saj vendimtare, me Lamine Yamal dhe Harry Kane në qendër të vëmendjes.
Yamal vijon të impresionojë me paraqitjet e tij, ndërsa Harry Kane përgjigjet me armën e tij më të fortë: golat. Dy futbollistët u përballën së fundmi edhe në fushë, në sfidën mes Anglisë dhe Spanjës, ku të dy lanë gjurmën e tyre.
Yamal ka në favor trofetë e fituar me Barcelonën dhe paraqitjet e rëndësishme me kombëtaren spanjolle. Nga ana tjetër, Kane po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm për Bayern Mynihun dhe vazhdon të thyejë rekorde me numrin e golave.
Edhe në mbrëmjen e së martës në sfidat e dyta në grup, si Lamine Yamal po ashtu edhe Kane ishin protagonist me kombëtaret e tyre. Lojtari i Barçës dhuroi një paraqitje spektakolare ndaj Kroacisë, teksa ndihmoi kampionët e botës me dy gola dhe një assist. Në krahun tjetër Harry Kane realizoi golin e dytë që i dhuroi sigurinë “3 Luanëve”, duke siguruar 3 pikët e para në Nations League në sfidën ndaj Çekisë.
Dy profile të ndryshme, por me një objektiv të përbashkët. Yamal sjell talentin dhe kreativitetin, ndërsa Kane efikasitetin dhe finalizimin.
Gara mbetet e hapur dhe përgjigjja përfundimtare do të vijë në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku do të mësohet emri i fituesit.
