TIRANE

Në konferencën për mediat, presidenti Ilir Meta, akuzoi kryeministrin Edi Rama si ideatorin kryesor sipas tij të grushtit të shtetit që po përgatitet përmes gjysmë parlamentit ilegjitim.

“Jam sot këtu për të denoncuar prova të reja të përpjekjes së gjysmë parlamentit për të hedhur hapin final të grushtit të shtetit. Dokumentet tregojnë qartë, se nga e kanë marrë ligjin. ai do të jetë përgjegjësi i parë, para popullit dhe drejtësisë së re. Iniciativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese është nga kryeministri, që është ideatori i këtij puçi shteti. Gjysmë parlamenti në relacionin e tij që shquhet për gënjeshtra dhe mashtrime, thotë se kjo nismë, që për të bërë betimin në kafene apo buzë Lanës ka marrë aprovimin e KLP, KLGJ, Magjistratura, Fondacioni Soros ministria e Drejtësisë, etj. Këto përgënjeshtrohen, në radhë të parë nga Dvorani, që thotë se nuk ka dhënë asnjë mendim në mbështetje të këtij grupi shteti. Dhe unë këtu e duartrokas, se veproi në përputhje me ligjin.

Këtu kemi një përgënjeshtrim tjetër të gjysmë parlamentit që dhunojnë kushtetutën dhe popullin, ku thotë se shkolla e magjistraturës nuk ka dhënë opinion. Falënderoj dhe z. Sadushi për bashkëpunimin. Tani vijmë të KSHH, i cili vlerëson se betimi nuk mund të kryhet në formë të shkruar, pasi është një akt i lartë solemniteti, atributet që kushtetuta i ka caktuar një organi. Sepse ligji është në zbatim të kushtetutës, jo në përdhunim të Kushtetutës. Ndaj akti i betimit duhet bërë vetëm para këtij institucioni, dhe në vlerësimin tonë, forma e propozuar përvec se nuk është tipike, shmang një kompetencë ekskluzive.” u shpreh Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: