SUEDI- Bezdia për të mbajtur gjithmonë me vete çelësat e zyrës, ka bërë që një 25-vjeçare të transplatojë në dorën e saj një mikroçip për të hapur dyert.

Nuk e kanë shtyrë shkaqet ekonomike apo ndonjë fakt tjetër, Emilott Lantz, një konsulent teknologjie në kompaninë Codemill i harronte shpesh çelësat e zyrës, prandaj vendosi që të transplantojë një mikro-çip shumë të vogël në dorën e saj, në këtë mënyrë dyert hapen vetëm me ngritjen e dorës.

Megjithëse kjo është një teknologji e së ardhmes, 25-vjeçarja Lantz deklaroi se kjo është e tashmja dhe se ndihet shumë komode me mikroçipin në dorën e saj. “Nuk mendoj se kjo është e ardhmja. Kjo është e tashmja. Për mua më e çuditshme është fakti që nuk e kemi parë këtë më parë”, tha Lantz.

Më parë procedurave të tilla i është nënshtruar një burrë që kishte transplantuar çipin NFC në dorën e tij, apo një tjetër që kishte futur një monedhë Bitcoin në dorën e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb