LEZHË
Një 55-vjeçar nga Lezha ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spital.
Gazetari i “BalkanWeb” Elidon Ndreka raporton se 55-vjeçari ka rënë në kontakt me kabujt elektrikë në orët e para të mëngjesit tek një kabinë, e cila nuk ka as sigurinë më minimale duke vënë në rrezik edhe jetët e fëmijëve.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Kabinat elektrike të amortizuara janë një shqetësim i vazhdueshëm për shumë familje në Lezhë.