Lëndimi i rëndë i një punëtori 49-vjeçar, i cili ra nga skela në gjatë punimeve ndërtimore në zonën e Kato Kamilës në Serres të Greqisë, pati një pasojë tragjike.
Burri 49-vjeçar me origjinë shqiptare për fat të keq ndërroi jetë nga plagët e marra, në Spitalin e Përgjithshëm të Serresit, ku u transferua.
Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi, në rrethana ende të paqarta, rreth orës 11:30 të mëngjesit.
Çështja është marrë përsipër nga autoritetet kompetente, të cilat po kryejnë një hetim për të sqaruar plotësisht rrethanat e sakta në të cilat ndodhi aksidenti në punë.
