Probleme në Pikën Kufitare të Kakavijës. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se në këtë pikë ka rënë sistemi TIMS rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme po punohet manualisht.

Nuk raportohet për radhë të gjata qytetarësh, teksa punonjësit po përcjellin manualisht dokumentacionin.

Ndërkohë gazetarja Lorena Kodra raportoi se dhe në pikën kufitare të Kapshticë ka ndërprerje të sistemit si dhe në atë të Qafë-Thanës e Tushemisht.

Ky sistem ka rënë edhe në Durrës ku po punohet manualisht.

TIMS nuk punon as në piken e Kalimit Kufitar te Qafe Botes.

Ndërkohë policia deklaroi se në të gjitha pikat kufitare sistemi ishte në rregull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb