KOSOVA

Zgjedhjet e fundit në Kosovë goditën thellë partitë politike tradicionale duke nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje.

Akoma më i madh ishte zhgënjimi se disa prej liderëve politikë që kishin synime për kryeministër nuk arritën dot të fitojnë as në vendlindjet e tyre. Kandidati i PDK, Enver Hoxhaj humbi në Peçan të Suharekës, teksa qytetarët aty zgjodhën Vetëvendosjen.

E njëjta panoramë edhe në Ratkoc të Rahovecit, vendlindja e Avdullah Hotit ku ky i fundit humbi pasi qytetarët aty votuan sërish për Vetëvendosjen. Listës i shtohet dhe nënkryetari i LDK, Agim Veliu që humbi në vendlindjen e tij, Bradash të Podujevës. Edhe aty Vetëvendosja fituese.

Ndërkaq për herë të parë nga pas luftës, fshati i Ibrahim Rugovës, Cërci i Istogut nuk votoi për LDK, por bindshëm për Vetëvendosjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb