Binjakët adoleshente të aktivistes iraniane të burgosur, Narges Mohammadi kanë pranuar çmimin Nobel për Paqen në emër të saj, shkruan BBC.

Mohammadi, e cila po vuan një dënim me 10 vjet burg në Teheran, fitoi çmimin e këtij viti për punën e saj në luftën kundër shtypjes së grave në Iran.

Në një fjalim të nxjerrë ilegalisht nga burgu dhe të lexuar nga fëmijët e saj, ajo denoncoi qeverinë “tirane” të Iranit.

Aktualisht 51-vjeçarja ndodhet në burg për ”përhapje propagande”.

Ministria e Jashtme e Iranit tha më parë se çmimi Nobel ishte “i njëanshëm” dhe në përputhje me “politikat ndërhyrëse dhe antiiraniane të disa vendeve evropiane”.

Në podium ishte një karrige bosh mes fëmijëve të saj, Kiana dhe Ali Rahmani, për të shënuar mungesën e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb