Të lindurit në shenjën e Binjakëve janë të shoqërueshëm dhe të japin përshtypjen se nuk janë asnjëherë të vetmuar. Shquhen për talente të shumta dhe për natyrë të gjallë. Janë njerëz që komunikojnë, zakonisht kanë shumë ide. Janë natyra krijuese si dhe të paparashikueshëm. Zgjuarësia, puna dhe lëvizja e vazhdueshme i bëjnë të jenë edhe të suksesshëm.

Binjakët janë njerëz që i pëlqejnë shumë të dalat dhe argëtimet, urrejnë njerëzit pasivë dhe ata që i binden rutinës. Binjakët njihen si shpirti i çdo feste, ndaj nëse nuk je tip i tillë, me ta nuk jeton dot. Nëse një Binjak ka në krah dikë që i bindet dëshirës së tij, pa pasur dëshirë për t’u argëtuar vetë, nuk do ta ketë të gjatë me të.

Si shenjë ajri, pozitive, por shumë e paqëndrueshme, kryesisht e vështirë për t’i qëndruar një ideje, shenja e drejtuar nga Mërkuri është një nga më komplekset e Zodiakut edhe për shkak të natyrës dyfishe – përfaqësues i shpirtit dhe i materies.

Njerëzit e lindur nën shenjën e Binjakëve janë shpeshherë nervozë, inteligjentë, të lëvizshëm, shumë të shoqërueshëm, aktivë, të mprehtë, kuriozë, të hapur, të pavendosur, që i duan ndryshimet, udhëtimet dhe profesionet jo të zakonshme.

Binjakët janë tipa që e ndryshojnë shumë shpesh gjendjen shpirtërore, por ata përshtaten mirë me situatat dhe mund të merren me shumë probleme njëkohësisht. Nganjëherë rrezikojnë të rrëzohen e të humbasin, ndaj pranë vetes duan të kenë gjithmonë njerëz që u përshtaten dhe janë gati për t’i ndihmuar.

Binjakët e urrejnë rutinën. Si fëmijët, edhe Binjakët janë të lumtur nëse u ecën, por mund të jenë dhe imoralë dhe nevrikë, kur nuk u ecin punët mirë. Zakonisht, jetën e konsiderojnë një lloj sfide, ndaj edhe punët e rëndomta dhe pasivitieti nuk janë për ta.

Lidhjet më të këqija të Binjakëve:

Peshqit: Peshqit janë natyrë mjaft sensitive dhe si të tillë, nuk mund të shkojnë me tendencën e Binjakëve për t’u kujdesur deri në maksimum për gjithcka, deri edhe në posesivitet. Ky kombinim, zakonisht nuk funksionon mirë, ka mjaft keqkuptime dhe pak shanse për të shkuar në harmoni.

Virgjëresha: Këto dy shenja e shohin jetën në mënyra shumë të ndryshme dhe këndvështrimi i tyre është në kënde të largëta. Binjakët e shohin Virgjëreshën si natyrë të mërzitshme dhe të lodhshme, ndërsa Virgjëresha i sheh Binjakët shumë të ndryshëm herë pas here. Kjo gjë i bën që të mos kenë marrëdhënie të qëndrueshme. Binjakët janë natyrë kritike me Virgjëreshën.

Akrepi: Akrepi është natyrë mjaft altruiste, misterioze. Aq sa ka dëshirë të ruajë privatësinë, aq urren edhe dëshirën e Binjakëve për të qenë më socialë dhe për të mësuar gjithçka ndodh rreth tyre. Zakonisht është e vështirë të flasin të dy të njëjtën gjuhë, por nëse ndodh, Akrepi dominon, edhe pse nuk është tendencë që i pengon në marrëdhënien e tyre.

Lidhjet më të mira të Binjakëve:

Binjakët shkojnë mjaft mirë me Dashin, Binjakët. Luanin, Peshoren dhe Shigjetarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: