Dallimet gjenetike midis binjakëve monozigotikë, të referuara zakonisht si “binjakë identikë”, mund të shfaqen shumë herët në zhvillimin embrional, sipas një studimi të fundit, që mund të vërë në dyshim zbulimin e asaj që është e lindur dhe e fituar.

Një vend të rëndësishëm në hulumtim, zë fakti se binjakët kanë një sfond të ngjashëm gjenetik dhe se ndryshimet e tyre fizike ose të sjelljes vijnë nga mjedisi që i rrethon.

Studimi I kryer nga shkencëtarë islandezë dhe i botuar në revistën “Nature Genetics”, del në përfundimin se monozigotët kanë një mesatare prej 5,2 mutacionesh të ndryshme, krahasuar me gjenomin e binjakëve të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: