Birra Korça është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, duke iu ardhur në ndihmë qytetarëve të Durrësit, që kanë mbetur pa strehë  pas dëmeve të shumta që ka shkaktuar tërmeti i fundit në qytetin bregdetar. Shqiptarët janë bërë bashkë për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore, dhe në këto momente të vështira nuk janë vetëm. Me qindra banorë të strehuar në çadra në stadiumin ‘Niko Dovana’ nga dje kanë nevojë për gjithçka. “Birra Korça , është mobilizuar dhe ka dërguar kamionë me ujin “Fab”.

Arbër Murto menaxher pranë kompanisë së birrës Korça i cili ishte në krye të operacionit për shpërndarjen e ndihmave tha se është momenti për të qenë më shumë se kurrë bashkë dhe për të ndihmuar më çka të mundemi.

Pranë stadiumit ‘Niko Dovana’ në Durrës janë me qindra qytetarë të cilët po qëndrojnë aty pasi tërmetet e njëpasnjëshëm ju kanë dëmtuar shtëpitë. Këto ndihma janë dërguar nën kujdesin e vecnate të zëvendës presidnetit të Hysenbelliu Group Fatmir Hysenbelliu. Të tjera ndihma do të pasojnë në vijim nga “Birra Korca” falë bashkëpunimit me institucionet përkatëse për t’i lehtësuar problemet aty ku janë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb