Për të qenë më afër konsumatorit edhe në këtë kohë pandemie, Birra “Tirana” ka zbritur në sheshin ‘Skënderbej’ aty ku prej 4 ditësh po zhvillohet panairi ‘Shpresë dhe besim për biznesin shqiptar’.

Birra “Tirana” me një gamë të gjerë të produkteve të saj vjen për konsumatorin në dy formate ‘Kuqalashe e kuqe e çmendur’ me kanaçe dhe Mbretëresha e birrës ‘Tirana’, birra bjonde me një shije unike që ruan edhe sot e kësaj dite autenticitetin e saj.

Birra “Tirana” që prej 60 vitesh ruan me fanatizëm recetën e saj origjinale me një cilësi të lartë dhe shije të veçantë. Përzgjedhja e shqiptarëve në panair për të pirë  Birra “Tirana”, ka bërë që ajo të vazhdojë të mbetet birra shqiptare numër një dhe më e pëlqyera nga konsumatorët vendas dhe të huaj.

‘Birra Tirana’ sot po më pëlqen shumë është me cilësi dhe jam shumë mirënjohës. Pas tre muaj e ca që kaluam në vështirësi, birrën e patëm mall është mjaft cilësore dhe mjaft e lehtë”

“Ndihemi mirë me shëndet dhe themi që një Birrë Tirana do na e shtoj shëndetin edhe më shumë.”

“Ne bëjmë shpesh lëvizje në darkë, pamë që ishte ambienti i këndshëm dhe tham pse mos të pinim një birrë. Tavolinat janë të distancuara nga njëra tjetra.”

“Shyqyr që u hap kjo punë dhe ne po i gëzohemi.  ‘Birra Tirana është shumë e vjetër për ne se dhe ne po shkojmë po bëhemi të vjetër.”

“Pas pandemisë jemi mbledhur shoqëri dhe po kalojmë shumë mirë na pëlqen birra dhe po e shijojmë bjonden, është e lehtë dhe shumë e mirë.”

Në punën e tij stafi i Birra “Tirana” ka gjithmonë në qendër të vëmendjes plotësimin e kërkesave të konsumatorëve në radhë të parë të tregut vendas, por dhe të tregut ndërkombëtar si për llojet e ndryshme të birrës ashtu edhe për ambalazhin e saj duke synuar të kënaqë klientët e të gjitha grupmoshave. Iu mbetet dashamirësve të Birrës ‘Tirana’ të shijojnë duke bërë gëzuar deri më datën 14 Qershor në panairin e produkteve shqiptare në sheshin ‘Skënderbej’, por edhe në shtëpitë e tyre, në festa dhe gëzime familjare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb