TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar temat kryesore të bisedës me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, me të cilin ka zhvilluar sot një bashkëbisedim siç thotë ai miqësor, të hapur dhe interesant. Rama shkruan se Michel është një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të bisedës ka qenë konferenca e parë ndërqeveritare, plani europian i investimeve në rajon, Shengeni rajonal dhe konfliktet në zonën e OSBE.

“????Një bashkëbisedim si gjithnjë miqësor, i hapur, interesant me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e çmuar, Charles Michel, një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor?

Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE? #Faleminderit #Merci”, shkruan kryeministri Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb