Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se një delegacion amerikan do të udhëtojë drejt Pakistanit për një raund të ri negociatash me Iranin, në përpjekje për të ulur tensionet mes dy vendeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump bëri të ditur se përfaqësuesit amerikanë do të mbërrijnë në Islamabad të hënën në mbrëmje. Sipas njoftimeve nga Shtëpia e Bardhë, delegacioni do të udhëhiqet nga zëvendëspresidenti JD Vance.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi për BBC se në përbërje të delegacionit do të jenë edhe këshilltarët e Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët kanë marrë pjesë edhe në raundet e mëparshme të bisedimeve.
Megjithatë, Teherani nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen e tij. Mediat shtetërore iraniane raportojnë se zyrtarët nuk do të marrin pjesë për sa kohë që bllokada amerikane mbetet në fuqi.
Raundi i fundit i negociatave, që zgjati rreth 21 orë, përfundoi pa marrëveshje, pasi Uashingtoni dhe Teherani mbetën larg njëri-tjetrit për çështje kyçe, përfshirë programin bërthamor të Iranit.
