Ardhja e diasporës shqiptare duket se i ka dhënë një tjetër energji protestës së 76-të në Tiranë. Qytetarët vijojnë marshimin në zonën e Shallvareve, ndërsa gjatë lëvizjes dëgjohen thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Mes thirrjeve të protestuesve janë “Poshtë komunistët!”, “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “O milet, Rama ka siklet!”.

Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, ndërsa edhe në ditën e 76-të të protestës kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: