Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Gramsh, ku 2 rusë dhe 1 ukrainase, tentuan që të hynin në uzinën e armëve dhe për pasojë u plagosën dy ushtarë shqiptarë që ruanin godinën.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Peleshi i uroi shërim të shpjetë dhe i shprehu mirënjohje ushtarakëve që sakrifikuan për të ruajtur objektin.

REAGIMI
Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji.
Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: