Ndërsa diskutohej në Kuvend pr. ligji për Tatimin mbi vlerën e shtuar, si masë anticovid që qeveria ndërmerr për t’i ardhur në ndihmë biznesit të vogël, fjalë ne mori edhe deputeti Ralf Gjoni.

Ai tha se pavarësisht masës, bizneset e vogla po shkojnë drejt falimentit.

“Mirmëngjes zoti kryeminstër Fino, respekt për ju dhe periudhën kur keni qenë kryeministër. Kjo nuk është masë për të përballuar krizën, por shembull i minimasave në nivel mikro që ju po merrni në prag të fushatës.

Më vjen keq që Rama po e bën sport kombëtar fshehjen pas ministrave fisnikë dhe të përgatitur në momentin që ne si e gjithë bota do përballemi me një krizë të paprecedentë”,- tha ai, ndërsa duke iu drejtuar ministres Anila Denaj, shtoi:

“Biznesi i vogël po shkon drejt falimentit, Rama s’ka asnjë plan të mirëmenduar për t’i bërë ballë krizës mbarësociale që po vjen në 2021. Unë e kam mbajtur maskën për 1 vit, prapë më zuri Covid në korrik. Kush e bën këtu që ndërron mendjen, njëherë ashtu, pastaj kështu përveç Ramës? Ndërron mendje si me hënë ai se është gaforre në shenjë horoskopi ky, është i paparë”,- tha Gjoni.

Ai komentoi më tej edhe replikat Rama-Meta dhe shtoi se ka ardhur momenti që të dyja këto figura politike të japin dorëheqjen.

“Mban fjalë tek Asambleja Kombëtare e PS-së dhe merret vetëm me Ilir Metën. Ju shokë të vjetër socialistë Edi dhe Ilir po ju them: Na lodhët! Ka ardhur koha të largoheni nga politika! Meta t’i shërbente emrit dhe kontributit që ka pasur, duhet të ishte dorëhequr. Edhe Rama të tregojë minimumin e dinjitetit dhe të dorëhiqet para zgjedhjeve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb