Një britanik ka vdekur pasi thuhet se është qëlluar me armë zjarri përpara vajzës së tij adoleshente në një resort të njohur meksikan.

Dy burra hapën zjarr ndaj një makine pranë destinacionit turistik të frekuentuar të Playa del Carmen, sipas mediave lokale.

Chris Cleave, 54 vjeç, me origjinë nga Cornwall vdiq në vendngjarje, tha një burim i qeverisë shtetërore për Reuters.

Cleave, i cili thuhej se punonte si agjent imobiliar në Kankun aty pranë, po udhëtonte  me vajzën e tij 14-vjeçare. Ajo ka pësuar lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Biznesmenit i janë bërë homazhe emocionuese nga miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale.

Njëri e përshkroi atë si një “legjendë absolute”.

Një tjetër tha: “Shoku im, kolegu, vëllai im ishin jashtëzakonisht të lumtur në jetë, kështu që le ta festojmë atë jetë në vend që të qajmë për vdekjen”.

Janal Lewis tha se udhëtimet në Kankun nuk do të ishin të njëjta pa takuar ish-patronin britanik .

Lesley Anne Hughes tha se ishte “e tronditur dhe e trishtuar”.

Ajo shtoi: “Nuk mund ta besoj atë që sapo kam dëgjuar”.

Diana Von Schirmeister tha: “Shpërthimi i mirënjohjes për miqësinë dhe zemrat tuaja të pikëlluara në faqen tuaj janë vetëm një provë e vogël se sa zemra dhe jetë keni prekur”.

Vetëm dy javë më parë, zoti Cleave ndau fotografi dhe video të një feste të viteve ’80 në resort dhe u tall me veten në një mbishkrim, duke thënë: “Nuk jam i sigurt nëse isha Phil Collins apo Don Johnson!”.

Dy të dyshuar u arrestuan pas të shtënave të së shtunës me dyshimin për pjesëmarrje në vrasje, tha zyra e prokurorit të Quintana Roo.

Një armë që mund të jetë përdorur u gjet në posedim të tyre në momentin e arrestimit, shtoi zyra.

Cleave thuhet se ka qenë banor i përhershëm i Meksikës që nga viti 2013. Ai u rrit në Truro.

Qeveria e Meksikës vendosi trupa të Gardës Kombëtare në Quintana Roo në fund të vitit të kaluar në përgjigje të rritjes së dhunës të lidhur me krimin e organizuar, duke përfshirë përleshjet me armë që vranë dy turistë të huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb