MINSK-Presidenti bjellorus, Aleksandre Lukashenko vendosi të lironte gjashtë opozitarë të burgosur, konsideruar si të burgosurit e fundit politikë të kësaj ish-republike sovjetike shpesh të cilësuar si autoritare, ku zgjedhjet presidenciale do të mbahen në muajin tetor, njoftoi sot presidenca.

”Mes këtyre gjashtë opozitarëve bën pjesë veçanërisht, Mikola Statkevitch, ish-kandidat në zgjehdjet presidenciale, burgosur që prej vitit 2010”, theksoi presidenca.

Bashkëshortja konfirmoi lirimin e tij dhe se do të kthehej sot në mbrëmje në shtëpi.

“Duke u bazuar në parimet e humanizmit, presidenti Lukashenko mori vendimin përtë falur dhe liruar, Statkevitch si dhe Mikola Roubtsev, Mikola Dedok, Igor Olinevitch, Evgueni Vaskovitch dhe Artiom Prokopenko”, njoftoi shërbimi i shtypit të presidencës në një komunikatë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: